Pilivesa
Pilivesa
Pilivesa (Odonata)
Sipas të dhënave nga literatura dhe kërkimeve të deritanishme, në Pelister janë regjistruar 22 lloje pilivesash. Nga speciet e listuara në tabelën e mëposhtme, të cilat i përkasin 8 familjeve, ka përfaqësues tipikë retofilikë, siç janë ata të familjes Cordulegastridae dhe Gomphidae. Format larvë të këtyre përfaqësuesve janë të lidhur me habitatet specifike të shtratit të lumenjve, janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në mjedis dhe për këtë arsye janë tregues të gjendjes së ekosistemeve së lumenjve.
Ato gjenden më shpesh në pjesë të lumit, me një rrjedhë më të ngadaltë, me një fund ranor shkëmbor dhe bimësi ujore relativisht të zhvilluar. Specie të tjera gjenden në ujrat e qeta (rreth liqeneve akullnajore, kënetave, kënetave përgjatë shtratit të lumenjve, pellgje apo livadhe të lagështa), si dhe ujëra me rrjedhë të ngadaltë. Të tillë janë përfaqësuesit e familjeve Calopterygidae, Lestidae, Coenagrionidae, Platycnemidae, Aeschnidae dhe Libellulidae.
Lista e Pilivesave dhe Odonata të regjistruara në Territorin e Pelisterit:
Familly Taxa
Calopterygidae
1 Calopteryx virgo festiva
Lestidae
2 Lestes dryas
3 Lestes barbarus
4 Sympecma fusca
Coenagrionidae
5 Pyrrhosoma nymphula
6 Ischnura elegans
7 Ischnura pumilio
8 Enallagma cyathigerum
9 Coenagrion ornatum
10 Coenagrion puella
11 Erythromma viridulum
Platycnemidae
12 Platycnemis pennipes
Aeschnidae
13 Anax imperator
Cordulegastridae
14 Cordulegaster heros
15 Cordulegaster bidentata
Gomphidae
16 Gomphus vulgatissimus
Libellulidae
17 Libellula depressa
18 Ortetrum brunneum
19 Ortetrum ramburi
20 Sympetrum fonscolombii
21 Sympetrum striolatum
22 Crocothemis erythraea