Hidrologjia

Lumi Shemnica – lumi me rrjedhjen më të gjatë të ujit nga lumenjtë në Pelister.

Pelisteri ka një rrjet hidrografik të zhvilluar, kështu që kjo zonë është e pasur me burime, përrenj dhe lumenj malorë, dhe ka dy liqene akullnajore.

Masivi i Pelisterit kryqëzohet nga një numër lumenjve piktoresk malor nëpër të cilët rrjedhin ujëra të pastër dhe të ftohtë. Të gjithë këto e përbëjnë  dekorimin e peizazhit malor. Ata janë një zbukurim i malit dhe fisnikërojnë peizazhin përmes të cilit rrjedhin.

Disa nga ujërat rrjedhin drejt Liqenit të Prespës dhe i përkasin pellgut të Adriatikut, dhe të tjera përmes Pellagonisë, në pellgun e Egjeut. Nga luginat e larta malore e deri tek luginat përreth, zbresin 23 rrjedha lumenjsh. Ata kanë një karakter të veçantë malor. Rrjedha ujore më e gjatë në Pelister me gjatësi 46 km është lumi Shemnica.

Nga objektet hidrografike, me tërheqje të veçantë janë dy liqenet akullnajorë – Liqeni i Madh dhe Liqeni i Vogël i Pelisterit, të njohur me emrin  Sytë e Pelisterit.

Liqeni i adh shtrihet në një lartësi prej 2218m. eshtë një nga liqenet më të larta akullnajore në Maqedoni. Shtrihet në drejtimin veri-jug,  mbulon një sipërfaqe prej 4.2 ha,  i gjatë 223 m, i gjerë 162 m, dhe me thellësi 14.5 m.

Liqeni i vogël shtrihet në 2180 m. ndodhet në burimet e lumenjve të Kuq. Është i gjatë 79 m, i gjerë 68 m, me thellësi 2,6 m dhe rreth 2 km larg nga Liqeni i Madh, në një drejtim veriperëndimor.